Qazim Osman Jashari (20.6.1948 – 5.3.1998)

Qazim Osman Jashari (20.6.1948 – 5.3.1998)

Prindërit Osman dhe Ajshe Jashari lindën e rritën bijtë e bijat: Begishen, Rrahimin, Qazimin, Ajetin, Rabishen.
Qazimi shkollën fillore e kreu në Prekaz, shkollën normale në Mitrovicë. Në rrugën e tij të përpjekjeve për të arritur një arsimim të lartë, Qazimi nuk harron asnjëherë origjinën dhe vendin e tij të lindjes. Puna e tij si mësimdhënës klasor në disa fshatra të komunës së Skënderajt si në: Rezallë, Makermal, Polac, Prekaz, dëshmon një angazhim të vërtetë për arsimimin e rinisë dhe përhapjen e dijes nëpër shkollat ku punoi. Qazimi orientimin kryesor tek nxënësit e tij e kishte mësimin e historisë së popullit shqiptarë nëpër periudha kohore të lavdisë, sepse Qazmi rridhte nga një familje atdhetare dhe patriotike ku i pari i kësaj familje Brahim Jashari siq e quanin Brahim Shalla ishte ai i cili në janar 1891 udhëhoqi luftën dhe nuk lejoi të ndërtohet saraji i asaj kohe në Skenderaj së bashku me bashkëluftëtarët. Asokohe ishte thurr legjenda: Brahim Shalla në dy pishtole e vrau kryqin në prezore” . Pastaj bababi i tij Osmani me të vëllanë Bajramin ishin pjesëmarrës në luftën e Shaban Polluzhës.
Qazimi ishte i martuar me Sevdijen. Në jetën bashkëshortore lindën fëmijët: Shemsiun, Arbenin, Luljetën, Shemsinë, Burimin e Petritin.
Demonstratat e vitit 1981, populli ynë i përkrahu fuqishëm e pa u hamendur. Rezistenca e vazhdueshme ndaj pushtuesit serbo-jugosllav është vepër monumentale përpjekjesh, vuajtjesh dhe sakrificash, sa të dhimbshme po aq edhe krenare të brezave atdhetarë, të cilët asnjëherë s’i kanë munguar popullit tonë liridashës. Në mesin e atyre që i përkrahu pa hezitim dhe u bë pjesë e tyre ishte edhe Qazim Jashari. Siç rrëfen Xhavit Jashari : në vitet 1989 viti 1990 kur filluan protestat fillimisht nën udhëheqjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ku në këto protesta binin dhe vriteshin protestues, pushtuesi nuk linte metodë pa përdorur për ti shuar protestat që kërkonin Liri dhe të drejtën tonë historike. Përkundër rezistencës pasive të asaj kohe ne në lagjën Jashari krijuam rezistencën aktive dhe ishim të vendosur të luftojmë për të drejtat tona. Ditën protestonim ndërsa në mbrëmje organizonim roje në pika të caktuara dhe mbanim takime dhe organizimet së bashku i bënim në odat e lagjes Jashari dhe rojet caktoheshin nga mësuesi Qazim Jashari, dhe në pika të caktuara ishim nga dy persona dhe ndërroheshim me dy të tjerë çdo dy orë deri në mëngjes.
Vendimi dhe qëndrimet e burrave të kësaj lagje përveç që ishim të pregaditur për rezistencë kishim edhe betimin që të gjallë mos të zihemi nga ushtria dhe policia serbe. Me të dëgjuar për vendimet që kishim marrë kryesia e LDK-së, e asaj kohe dërgon udhëheqjen e LDK, të komunës së Skenderajt z, Idriz Rrecin , Muharrem Dërguti, me të cilët kemi mbajtur tre takime radhas, nga ana e lagjes, ku në takim ishte Hamëz Jashari, Qazim Jashari dhe Xhavit Jashari. Të deleguarit kërkonin që të hiqnim dorë nga ky organizim aktiv për të rezistuar që ne ishim të vendosur, sepse mendonin se lirinë do të na sjellin nga jashtë. Kur e panë se ne jemi të vendosur që të sakrifikojmë jetën tonë dhe familjet për lirinë dhe idealin e të parëve atëherë e dhanë një propozim që ne burrat që ishim të armatosur me armë jo të mjaftueshme të qëndronim në periferi dhe në rast se forcat serbe futen në ndonjë familje të Lagjes Jashari, atëherë të vepronim dhe të rezistonim dhe mos të lejonim që të hyjnë në familjet e kësaj lagje, dhe kësaj marrëveshje edhe Idrizi por me theks të veqantë Muharrem Dërguti i qëndroi deri në fund.
Në sulmin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forcat serbe në orët e hershme të mëngjesit futën në lagje sipas dëshmisë së Xhavit Jasharit që ishte në roje nga ora 4 e natës deri në mëngjes së bashku me Ali Jasharin, me tu kthyer në drejtim të lagjës nga Pika 1 Fabrika e Municionit, sheh forca të grumbulluara te trafoja e lagjes të cilat vinin pa ndërprerë. Xhaviti shfrytëzon cilësinë e koordinatorit shkon nëpër koridor për ti njoftuar familjen e Beqir Jasharit, Zuk Jashahrit, Sherfi Jasharit dhe Qazim Jasharit.
Me t’u kthyer në drejtim të shtëpisë ku e priste bababi Tahiri dhe vëllai Faiku dëshmor i kombit, forcat serbe nga autoblinda shtiejnë në drejtim timin babait dhe vëllait Faikut, ku edhe detyrimisht zënë pozicione dhe i kundërpërgjigjen së bashku me grupin që ishte jashtë rrethit në pjesën e malit nga lagja Lushtaku dhe Kodra, ku në atë grup ishin: Ademi, Hamza dhe Sahiti nga lagja Jashari.
Forcat serbe sa vinë e shtoheshin, duke futur në funksion edhe mjete të blinduara dhe helikopterë, ku gjatë luftimeve të kësaj dite që kishte ardhur në ndihmë Vesel Selimi nga Aqareva ka marrë plagë, gjithashtu në këtë betejë plagoset edhe Halil Meha. Pas shpartallimit të grupeve jashtë rrethit të lagjës Jashari forcat serbe me forcë hynë nëpër shtëpi grumbullojnë burrat tek shitorja e Fetah dhe Xhafer Jasharit duke i maltretuar dhe nën kërcënimin se nëse vije edhe ndonjë plumb nga njerëz të armatosur ju të gjithë do të pushkatoheni dëshmon, Xhavit Jashari.
Me 5, 6, e 7 mars të vitit 1998, grumbullohen anëtarët e familjes së Qazimit, Sherifit, dhe Zukës në shtëpinë e Beqir dhe Halil Jasharit që ishte një numër i madh pjesa dërmuese fëmijë të vegjël, gra dhe nëna të moshuara dhe sipas dëshmive të atyre që kanë qenë prezent Qazimi ka lujatur rol vendimtar në qetësimin e fëmijëve dhe grave që të mos frikësohen sepse e tërë lagja ishte në luftë dhe armiku përdorte armë të kalibrave të ndryshme.
Dhe pas depërtimit të forcave serbe nga shtëpia e Maliq dhe Hajdar Jasharit por edhe nga pjesa e malit nga lagja Kodra e Lushtaku dhe pas rënies së Halil Jasharit në këtë pjesë ku rezistoi deri në frymën e fundit me grupin e tij, forcat serbe arrijnë të futën në oborrin e Beqir Jasharit dhe sipsas dëshmitarëve përveç që kanë gjuajt me armë kanë hedhur edhe gaz lotë-sjellës në mbrendi, shumë herë ai gaz edhe është kthyer në drejtim të forcave serbe nga Qazimi, Beqiri e Nazmiu, dhe në një moment në pamundësi të qëndrimit të mëtejmë të tre marrin vendim që ti largojnë anëtarët e këtyre familjëve. Një gjë të tillë e bëjnë me disa të rinj duke u sugjeruar të largohen nga lagja Mehaj dhe Dushkaj. Falë shkathtësisë së Qazimit, Nazmiut e Beqirit dhe disa të rinjve arrijnë të largohen, por gjatë largimit merr plagë të rënda Riad Jashari djali i dëshmorit Sherif Jashari. Insistimi i familjarëve ishte që edhe këta tre të largohen së bashku me ta. Sipas dëshmisë që ishin pjesë e ngjarjes të Burimit djalit të dëshmorit Qazim Jasharit, Qazmi i nuk pranon një gjë të tillë. Ai u thotë: vazhdoni ju se unë do të qëndroj dhe do të jap kuntributin tim ashtu siç jemi marr vesh me vëllezer dhe burra të lagjes. Dhe në përpjekje për të shpërthyer kordonin dhe për tu futur në kullën e rezistencës Qazimi bie dëshmor tek hyrja e pragut të shtëpisë së Beqir e Halil Jashari. Qazimi kishte mbajtur ditar lufte por fatkeqësisht ai është djegur.
Familja e Qazimit ka marrë Mirënjohje nga Shoqatat e dala nga lufta, nga komuna e Skënderajt, Qeveria e Përkohshme, etj. Trupi i Qazim Jasharit pushon me dinjitet në kompleksin memorial në Prekaz të Drenicës, ndërsa emri dhe trashëgimia e tij vazhdojnë në emrin e nipit të tij, i cili mban me krenari emrin e gjyshit. (Ajet Jashari dhe Xhavit Jashari)

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Musë Mazrekaj (21.1.1959 - 3.6.1999)

Rexhep Musë Mazrekaj (21.1.1959 – 3.6.1999)

Rexhep Mazrekaj u lind më 21 janar të vitit 1959 në Drenoc të Deçanit. Gjatë …