Raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes, thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim e vizave

Igor Sholtes: Bashkimi Evropian duhet t’i realizojë premtimet dhe t’i sigurojë qytetarëve të Kosovës lëvizje të lirë, pa viza

Ditë më parë komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn vizitoi Kosovën ku kërkoi heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Gjatë kësaj vizite ai foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe theksoi se ky proces do të shtyhet deri në vitin 2020. Por, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, mendon se Bashkimi Evropian duhet t’i realizojë premtimet dhe t’i sigurojë Kosovës lëvizje të lirë pa viza pasi vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kriteret. Sholtes thotë se i kupton edhe reagimet e institucioneve kosovare për shkak të bllokadave të fundit por shton se është dashur të përdoren masa më pak radikale. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të gjetur stabilitet në rajon është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Sholtes ka theksuar se Këshilli i Evropës dhe BE duhet të mendojë thellë se çfarë do të thotë shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe çfarë pasoja mund të ketë pas saj. Për shkak të mosliberalizimit të vizave dje Kuvendi ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës. Kjo e fundit po e kërkon edhe dorëheqjen e qeverisë Haradinaj për shkak të mospërmbushjes së premtimeve të dhëna.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …