IHMK ka paralajmëruar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot shumë të fohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot shumë të fohtë. Nga 12 janari deri më 16 janar, në vendin tonë do të depërtojnë masa të ftohta ajrore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e vendit. “Pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java do të karakterizohet me mot të ftohtë. Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit: thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla në Bruksel takon raportuesin Schieder, theksohet avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri …