IKSHPK

IKSHPK ka bërë të ditur se 526 të infektuar e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se 526 të infektuar e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë. Numri total i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 343. Kosova ka aktualisht 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 545 me 129 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Deri tani, 410 të infektuar e kanë humbur betejën me koronavirusin por ata  kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, sidomos  bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …