Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: PDK-ja nuk kërkon zgjedhje të reja gjatë pandemisë, për shkak të rritjes së numrit të infektuarve nga virusi

Deputetja,  Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja nuk do të kërkojë zgjedhje të reja gjatë pandemisë, për shkak të situatës me rritjen e të prekurve me COVID-19, porse me rënien e numrit do të angazhohet për këtë. Për ne është shumë i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sapo të ketë rënie të nivelit të infeksionit në Kosovë, ne do të angazhohemi që të ketë sa më parë zgjedhje për ta kthyer legjitimitetin te qytetari i Kosovës. Ajo përjashton çdo mundësi për zgjedhje në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. E kemi thënë se në fazë të pandemisë nuk do të kërkojmë zgjedhje. Kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit, pikërisht për të forcuar përkrahjen tonë si parti opozitare për të mos bllokuar këtë proces, sepse Kosova gjendet në një fazë të rëndë dhe qytetarët nuk e meritojnë, saktësoi deputetja, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …