IKSHPK: Diskriminimi dhe stigmatizimi mund të ndikojë që qytetarët me Covid-19 të mos kërkojnë shërbim mjekësor

IKSHPK: Pakujdesia kushton me jetë, akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të kësaj pandemie. “Qytetarë të nderuar. Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj. Pakujdesia kushton me jetë. Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën. Mbani distancë fizike për së paku 2 metra. Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 895 raste me Covid-19, 657 raste janë shëruar, ndërkaq 28 pacientë kanë vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …