Memli Krasniqi: Albin Kurti po frikësohet të marr përgjegjësi dhe po e çon vendin sërish në zgjedhje

Krasniqi: Në Kosovë duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur

Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga PDK ka thënë se në vend duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur që të zhvillohen prej pandemisë. Ai tha se nëse ka trend të rritjes së të infektuarve, këto vendime do të rishqyrtohen dhe është nevojë për të pasur një Reformë Zgjedhore. “Çdo parti opozitare kërkon të rrëzojë qeverinë e të shkojë në zgjedhje, por është e pamundur në një proces zgjedhor për shkak të pandemisë. Vendosëm që zgjedhjet të shtyhen se nuk kishte kushte duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve”, është shprehur ai. Në lidhje me Kurtin, ai tha se sa erdhi në detyrë, filloi duke ndërruar ambasadorë edhe pse nuk u kishte ndërruar mandati, filloi tërheqje e menjëhershme, filloi shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve që ishin zgjedhur me konkurse, duke vendosur dentistë që merreshin me çështje të ujërave. “Shkarkimi i Agim Veliut, dëshmonte një dorë të fortë të disiplinuar brenda qeverisë nga ana e tij”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …