Pas shtimit të madh të rasteve të të infektuarave me virusin korona, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që të mbyllen sektorët e disa ndërmarrjeve ku janë konfirmuar raste pozitive me coronavirus. “Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike, private, posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjencione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetë izolim dhe bartja e maskave është obligative. Këto ditë vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë, sjellje kjo e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt
Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
