Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Anija e dashurisë

Barka gjigande përplaset mbi valë të detit, shkuma e valëve futet dhe nën këmbët e mia. Ndjej aromën e kripës e cila më ngulitet në mushkëri. Lëkundja e anijes është përkëdhelëse, luhatëse, duket sikur i gjithë universi merr frymë në të njëtjën kohë edhe ti me të. Rruga shkon në drejtim të hënës përmes reflektimit të dritës mbi tallaze dhe arrinë gjer në qiell. Nuk m’u morrën mendët sepse kjo është anije  mbi tallazet e dashurisë. Drita në anije dobësohej, drita në fillim ishte e fortë, ishte dritë fillestare si çdo fillim i ëmbël, i pashëm, i bukur, tash është e zbehtë, mezi po i shohë yjet dhe qiellin e veshur me re. Po e rrëfej fillimin, e anijes. 

Ishte plot ahengje, dehje, muzikë, jetë, si një cigan kam qenë, plot muzikë, dëfrim, i mbushur me jetë. Ah kjo anije! Violina ngulfatë dhimbjen time, lotët shterin zërin tim, tash afër meje parakalojnë shpirtrat e zbrazët sikurse gota e shterur. E nisem dashurinë si në gjysmë errësirë, jo që ishim të verbër, por i besonim pëlqimit, ndezjes dhe shkrepjes së zjarrit, ishim zjarr e dikur u bëm tym. E mbaj mend, në muzg, qielli kuqëlonte, dielli ishte minimizuar në sfond, bashkohej me detin, edhe natyra ishte e bashkuar edhe yjet vallëzonin pastaj, muzika kumbonte në kupë të qiellit, sepse unë dhe ti ishim ngjitur në katin e dytë të anijes, dhe trupat tonë puthiteshin, lëkurat u bënë një lëkurë, aromat e gjen njëra tjetrën, buzët thaheshin nga fryma që fryente atë natë, ishim të dehidruar nga dashuria. Sytë, hunda dhe forma e kokës rrumbullake e vogël, ishte ëmbëlsia ime dhe gjithmonë gjurmoja në vete përse me pëlqente një kafkë e tillë. Ndoshta se me buzët e mija e përbija gjithë kafkën tënde, dashuria është ushqim dhe sundim, luftë, gjueti duke kap prenë më të dobët se ti si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht dhe më tregoni se kush u dashurua në kulçedrën? Nga zjarri dhe shpirti i saj Don Zhuani ikën. 

Dashuria jonë ishte si anije që kurrë nuk fundosej dhe nuk do të fundoset. Unë e ti gjithmonë do të kujtojmë hijet tona dhe konturet tona. Të kujtohet kurr më the që unë mund të shpërndaj dashuri për gjysmën e botës? Ishim të furnizuar me dashuri, besonim në armëpushimin tonë dhe paqen, shpesh herë integronim mentalitete të ndryshme, kjo na kushtoi në thyerjen tonë, e atëherë anija theu qetësinë absolute, hëna vërshoi dritën e mërrolur me çerpikun e saj  derdhi lotin e dhimbjes, ndërsa yjet u shuan disa sekonda, kurse fryma preku faqen time sikur brisku i rrojës. Duart e mija kishin përthekuar barkun tëndë, ndjeja melodinë e zorrëve dhe kjo muzikë është pa hile sepse nga uria bën zhurmë, aty e kuptova që me dashuri i ngopë zorrët e barkut. 

Ktheve kokën, preke me hundën tënde të vogël buzët e mia, sytë i mbylla, m’u shfaq një errësirë e plotë, ngeli portreti yt me fytyrë rrumbullake që ndriçonte. Buzët i shkumuam dhe tallaset u bën më të ashpra, ca stërlaka prekën gojën tonë, gjatë puthjes dashuria jonë ishte kripë e kripur si loti. 

Dashuria e fortë, e përjetshme edhe në var, në të njëjtën kohë vuan sepse plotëson kërkesat e jetës për t’u fuqizuar, e ne dytë e provuam këtë, e shijuam. “Sa herë që mbyllë sytë gjatë puthjes, kujton dikë tjetër”, kështu më the nën gjithë këtë shtrëngatë natyrore. A t’i besoj apo jo? Ende nuk kam fakte për këtë. 

Tregimet tona u përputhen, por më shumë shikimet dhe heshtjet. Dhimbjet më shumë na shkojnë për shtati. Të dashuruarit nuk janë si breshkat që më shekuj e vuajnë dashurinë. E vuajnë sepse e duan që dashuria as diellin dhe as hënën të mos e shikoj. Të mos kërkoj baticen dhe zbaticen sepse atë e gjen në mushkëritë, zemrën, trupin dhe shkëlqimin e syve të mij. Koha nuk ndyrshoi shumë, sepe  gjurmon realitetin shekullor të shpirtit tonë. Vetëm edhe një ditë në anijen tonë mbi tallaze të kriposura. Zot, jepna disa çaste bile, ta shijomë njëjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …