“ILLYRIAN” SH.P.K. , dhuroi 34 tablet për Komunën e Malishevës për qasje në mësimin online

Kompania “ILLYRIAN” SH.P.K., ka dhuruar një donacion 34 tableta, për Komunën e Malishevës, për të mundësuar qasjen online të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për të mësuar sipas programit online të procesit edukativo arsimor, që ofrohet nga mësimdhënësit dhe nga institucionet arsimore. Këtë donacionit, përfaqësuesi i kompanisë, Dardan Mehmeti, ja ka dorëzuar nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçit. Me këtë rast, nënkryetari Berisha dhe drejtori Thaçi, e kanë falënderuar kompaninë në fjalë për këtë donacion, përmes së cilit, ju mundësohet mësimi online nxënësve të Komunës së Malishevës, të cilët deri më tani kanë pasur problem, për këtë lloj mësimi në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate. Ky operator aktualisht është duke realizuar projektin E-Shkollori në Komunën e Malishevës, dhe Komuna e Malishevës bën pjesë në komunat e para që ka filluar zbatimin e këtij projekti, i cili do të lehtësojë punën edukativo-arsimore të institucioneve arsimore dhe të komunitetit shkollor në kohën e Pandemisë COVID-19. Ky donacion është përkrahje më se e nevojshme krahas donacioneve tjera për të përkrahur fëmijët të kenë mundësi për mësimin online përmes pajisjeve teknologjike të kohës. “ILLYRIAN” SH.P.K. është deklaruar që do të përkrahë edhe në të ardhmen komunitetin shkollor me pajisje teknologjike që përkrahin realizimin e mësimit online.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …