Momente të rëndësishëme në kuadër të përmbushjes së obligimeve institucionale dhe kombëtare ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.
Të gjithë ata që ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe respektit për të rënët, ftohen të jenë afër familjeve të dëshmorëve në këtë proces historik që po sjell shumë dhimbje, por edhe krenari për popullin tonë.
Duke qenë pranë familjeve më emblematike të historisë së re të Kosovës, bashkë do ta përballojmë më lehtë dhimbjen dhe sfidën emocionale që sjell ky proces i ndjeshëm i rivarrimit.
Ne gëzojmë çdo ditë lirinë në Republikën e Kosovës vetëm falë luftës çlirimtare dhe sakrificës së dëshmorëve. Prandaj, le të jemi gjithmonë pranë familjeve të tyre — sepse ata nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm.
Ftesë për të gjithë për gjatë ditëve në vijim:
Të qëndrojmë të bashkuar për vendin tonë të lirë, sepse dëshmorët janë të Republikës së Kosovës