Imer Hakaj: U realizua procesi i rivarrimit i dëshmorëve: Bashkim Meshi, Afrim Meshi, Xhafer Haskaj dhe Arben Januzaj

Imer Hakaj: U realizua procesi i rivarrimit i dëshmorëve: Bashkim Meshi, Afrim Meshi, Xhafer Haskaj dhe Arben Januzaj

Sot, në fshatrat Lubozhdë, Cercë dhe Prigodë të Komunës së Istogut, u realizua procesi i rivarrimit për dëshmorët tanë:
Bashkim Meshi, Afrim Meshi, Xhafer Haskaj dhe Arben Januzaj.
Ky është një moment i rëndësishëm në kuadër të përmbushjes së obligimeve institucionale dhe kombëtare ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.
Të gjithë ata që ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe respektit për të rënët, ftohen nga ana ime të jenë afër me zemër të bardhë familjeve të dëshmorëve në këtë proces historik që sjell dhimbje, por edhe krenari të thellë për popullin tonë.
Duke qenë pranë familjeve më emblematike të historisë së re të Kosovës, besoj se bashkë do ta përballojmë më lehtë dhimbjen dhe sfidën emocionale që sjell ky proces i ndjeshëm i rivarrimit.
Ne gëzojmë çdo ditë lirinë në Republikën e Kosovës vetëm falë luftës çlirimtare dhe sakrificës së dëshmorëve. Prandaj, le të jemi gjithmonë pranë familjeve të tyre — sepse ata nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm.
Të qëndrojmë të bashkuar për vendin tonë, sepse dëshmorët janë të gjithë të Republikës dhe të shtetit tonë të ri, Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vandalizohet posteri i Komandant Lleshit në Bujanoc

Në Bujanoc është vandalizuar posteri që promovon koncertin në kuadër të “Ditëve të Komandant Lleshit”, …