INDEP: Mbrojtësit e Konsumatorëve: Reagim - Ndaleni terrin për konsumatorët dhe respektoni Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

INDEP: Mbrojtësit e Konsumatorëve: Reagim – Ndaleni terrin për konsumatorët dhe respektoni Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

nstituti per Politika Zhvillimore (INDEP), permes platformes sone ‘Mbrojtesit e Konsumatoreve’ shprehin shqetësimin e thellë me situatën e rënduar energjetike në vend dhe i bëjnë thirrje kompanisë së furnizimit KESCO që të respektoj të drejtat e konsumatorëve për informim, furnizim të rregullt dhe për kompensim të dëmeve. Njëherit, ftojmë Qeverinë dhe institucionet e tjera që në vend të fajsimit të konsumatorëve t’u dalin atyre në ndihmë në këtë kohë të krizës dhe të gjejnë rrugëzgjidhje në dobi të konsumatorëve.
Konsumatorët janë të pa informuar, të diskriminuar dhe të lënë pa shërbime bazë në një kohë të vështirë e pa të drejtë! Energjia elektrike është produkt bazë pa të cilin jeta e konsumatorëve vështirësohet. Përveç që me lehtësi u urdhërua privimi i konsumatorëve nga energjia elektrike, ata nuk po informohen me kohë
mbi kohëzgjatjen e reduktimeve. Për më tepër, nuk ka një plan transparent se deri kur do të zgjasë kjo periudhë. Neni 4 i Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorëve thekson qartë që e drejta për informim të konsumatorëve dhe e drejta për shfrytëzim të shërbimeve publike është e drejtë thelbësore. Me reduktimet pa njoftim dhe orar, KEDS/KESCO po shkelin një parim bazë të të drejtave të konsumatorëve.
Gjeni te bashkangjitur reagimin e plote ne kete email.
Linku i postimit te reagimit ne rrjete sociale eshte ky: https://www.facebook.com/mbrokons/posts/546195603822361
Per info shtese ose pyetje, kontaktoni ne [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …