Vendimi i ZRrE-së që humbjet e energjisë t’u faturohet konsumatoreve e jo KEDS-it, i ka revoltuar qytetarët

INDEP: ZRRE urgjentisht të sqarojë se si do të faturohet energjia e shpenzuar nga data 22-27 janar 2022 deri 8 shkurt 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në fushën e energjisë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar dje bllok tarifat e reja me ndarjen e re që fillon nga 800 kW. Sipas njoftim të ZRRE-së, bllok tarifat e reja do të nisin zbatimin do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023. Ne jemi të shqetësuar për mundësinë e shkeljes së të drejtave të konsumatorëve përmes faturimit të pasaktë, jotransparent dhe të padrejtë për energjinë e shpenzuar deri me datë 9 shkurt. Për këtë, i bëjmë thirrje ZRRE-së që të sigurohet se ka ndarje të qartë në mes kohës së faturimit me çmimoren e re dhe asaj të vjetër dhe se konsumatorët janë të informuar saktë dhe drejtë mbi këtë proces.

INDEP konsideron që ZRRE duhet të sqarojë mirë formën se si do të tarifohen konsumatorët për energjinë e shpenzuar gjatë muajit shkurt. Bazuar në vendimin e tarifave të reja, KESCO do të duhej të kishte nisur llogaritjen e faturave për energjinë e shpenzuar nga data e tarifimit të fund-muajit janar 2022 deri më datën 8 shkurt 2022 sipas tarifave të vjetra. Më pastaj, KESCO do të duhet të tarifonte përsëri konsumatorët për energjinë e shpenzuar tri javët e fundit të muajit shkurt 2022 me tarifat e reja të aprovuara. Ligji për ZRRE-në, neni 49 i jep ZRRE-së kompentencat ligjore të nevojshme që të veprojë për faturimin e energjisë nga kompanitë e licencuara ndaj konsumatorëve.

Intervenimi i menjëhershëm i ZRRE-së është jashtëzakonisht i nevojshëm në mënyrë që të sigurohet se po zbatohen rregullativat në vend. I rikujtojmë ZRRE-së që ka për obligim sigurimin e zbatimit të standardeve të informimit të konsumatorëve dhe sigurimit të cilësisë së shërbimit në bazë të nenit 20 të Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Rregullës së vet ZRRE-së Nr. 17/2019 për Standardet e Cilësisë së Shërbimit të Energjisë Elektrike. Këto dy akte juridike, por edhe nenet 53 dhe 55 të Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve me rastin e matjes dhe faturimit të energjisë së shpenzuar.

Reagimi i plotë gjendet i bashkangjitur këtu.

Për pyetje ose komente, kontaktoni në [email protected] ose 038 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …