Industria e Mishit “Uka Group” dhuroi 100 pako me produkte të mishit për familjet në nevojë

Në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, kompania e njohur e industrisë së mishit “Uka Group” dhuroi 100 pako me produkte mishi për familjet në nevojë, të cilat do të shpërndahen gjatë ditës së mërkurë, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Për të pranuar këtë donacion, doli drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi, e cila në emër të institucionit të Komunës së Ferizajt, falënderoi donatorin për gjestin solidar në mbështetje të familjeve në nevojë, tash në prag të festës së Fitër Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …