Covid

Infektologët kanë shfaqur shqetësimin e tyre për përhapjen e variantit të ri të koronavirusit

Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë shfaqur shqetësimin e tyre për përhapjen e variantit më ngjitës të koronavirusit, i përhepur për herë të parë në Britani të Madhe. Ata kanë shfaqur shqetësimin e tyre se ky variant mund të jetë më vdekjeprurës. Duke folur për këtë variant të ri të koronavirusit, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha në një intervistë me rrjetin MSNBC se pret të shohë të dhënat e papërpunuara britanike para se të diskutojë rrezikun e vdekshmërisë nga variant i ri dhe se zyrtarët amerikanë po analizojnë ndikimin që mund të kenë variantet e reja tek efektiviteti i vaksinës. Ndërkohë, Dr. Francis Collins, këshilltar i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, duke folur për variantin e ri të koronavirusit, tha se të dhënat britanike janë paraprake dhe se nuk është e qartë nëse kërcënimi i variantit britanik vjen nga mutacionet në virus apo nga kushte specifike në sistemin shëndetësor britanik në këto momente.

Kontrolloni gjithashtu

Dyshimet për manipulim votash në Shipol nxisin hetime, balotazhi në Mitrovicë i ngushtë

Pas raportimeve për dyshime për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës, ku …