Inflacioni 2025: Çmimet e produkteve bazike rriten ndjeshëm

Viti 2025 solli rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazike në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024 arriti 5.3%. Çmimet e bukës, vajit, vezëve, mishit, qumështit dhe produkteve të tjera ushqimore u rritën dukshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Qytetarët shprehen shqetësim për ndikimin në jetën e përditshme. Besim Islami thotë se çmimet në Kosovë shpesh janë më të larta se në vende të tjera evropiane, edhe pse pagat janë dukshëm më të ulëta. Mehdi Jashari shton se inflacioni ndikon edhe tek familjet më të vogla dhe të rriturit. Një ndër masat e qeverisë, Ligji për çmimet tavan, u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në fund të vitit 2023, pasi nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re: BE paralajmëron takim të nivelit të lartë për rikthim të procesit

Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi per dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …