Inspekcioni në Drenas konfiskon produkte me afat të skaduar

Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të qarkullimit në treg të disa produkteve nga  prodhuesit “Baëella” me prejardhje nga Turqia,të cilat janë me data të ndryshuara dhe të dyshimta.

Në këtë aksion është  bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë dhe atyre higjenik  në të gjitha lokalet afariste në Komunën e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi e asgjësimi i artikujve ushqimorë dhe higjenik me afat të skaduar.

Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të konfiskuar është në vlerë prej 291.76 €.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontroll kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22.

Kërkohet nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …