Inspektorati i Ferizajt gjobiti lokalet që shërbejnë alkool për të miturit

Këtë fundjavë, në vazhdën e punëve inspektuese në gjithë territorin e komunës së Ferizajt, Inspektorati i Komunës, pas kërkesave dhe shqetësimeve të shprehura nga prindër të nxënësëve ferizajas, kanë kryer kontrolle në disa lokale, me ç’rast nga 8 lokale të inspektuara, në 2 prej tyre është evidentuar kjo parregullësi dhe shkelje e ligjeve në fuqi, ku të miturve i është shërbyer alkool. Me këtë rast, Inspektorati i Komunës, ka nisur procedurat për gjobitjen e këtyre bizneseve dhe po ndjek veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Kontrolle të tilla të cilat janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, janë kryer vazhdueshëm dhe të tilla do të vijojnë edhe ditëve në vijim, në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e shëndetit të të miturve.

Komuna e Ferizajt falënderon Policinë e Kosovës në Ferizaj për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …