Brickos

Inspektorët komunal kanë mbyllur zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë

Inspektorati i Komunës së Malishevës, sot i ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, deri në një vendim tjetër, pasi një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave anti-covid. Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19. Zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, do të hapen pasi të merren të gjitha masat e sigurisë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …