RTK-ja

Inspektoriati i Punës aprovon padinë e Sindikatës, shpall të paligjshëm vendimin e drejtorit gjeneral të RTK-së dhe Bordit

Inspektoriati i Punës aprovon padinë e Sindikatës, shpall të paligjshëm vendimin e drejtorit gjeneral të RTK-së dhe Bordit të saj, për zgjedhjen e drejtorit të financave, administratës dhe zyres ligjore në RTK.

Sipas Inspektoriatit te Punes, kandidatët të cilët i janë nështruar procesit të rekrutimit nuk i kanë plotësuar dy kriteret kryesore të konkursit: kualifikimin dhe përvojën e kërkuar.  Ky proces ishte monitoruar nga kryetari i Sindikatës Fadil Hoxha dhe për këtë parregullësi Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) e kishte alarmuar me kohë Bordin e RTK-së dhe publikun e gjerë. Ky vendim i Inspektoriatit të Punës është një dëshmi  më shumë  rreth paligjshmërive në të cilat janë të përfshirë Bordi i RTK-së dhe Menaxhmenti i saj  SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të hapet rruga për kthimin e normalitetit në Transmetuesin  Publik. Sindikata e Pavarur e RTK-së si gjithëherë do të vazhdojë të denoncojë çdo veprimtari të paligjshme dhe në dëm të Transmetuesit Publik.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …