Vizitën e tij në Ferizaj, Kryetari i Cedar Falls në IOWA/ShBA e vijoi edhe në institucione të kulturës, objekte fetare dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Ishte fenomeni i Bifurkacionit të lumit Neredime, Mulliri i Nikës, Pika VI e luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Parkun Memorial në Jezerc, Biblioteka “Sadik Tafarshiku”, Teatri “Adriana”, Muzeu, Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse, institucionet që u vizituan nga Kryetari Green, i cili shoqërohej edhe drejtorët komunal Xhemile Shabani dhe Arbër Bytyqi, me ç’rast mysafiri u informua mbi historikun e këtyre objekteve, trashëgiminë kulturore, pikat me potencial turistik e funksionimin e tyre në kuadër të jetës kulturore ferizajase.



Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
