Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”

 Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”. Ky raport paraqet vlerësimin e tetë të Institutit GAP mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë. Vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjet e komunave në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente publike. Ndryshe nga trendi në tri vitet e fundit, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave pati rënie, me një mesatare të pikëve prej 57.5. Kjo rënie në vitin 2023 është ndikuar në veçanti nga problemet teknike për qasje në ueb-faqet e pesë komunave, si: Skënderaj, Peja, Kamenica, Mitrovica e Jugut dhe Prizreni, për të cilat këtë vit nuk është bërë vlerësim. Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 20 komuna kaluan mesataren e pikëve, ndërsa katër komuna arritën maksimumin prej 100 pikëve: Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani dhe Vushtrria.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …