Instituti Hidrometeorologjik i  Kosovës ka paralajmëruar se sot pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë

Instituti Hidrometeorologjik i  Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë. Ato do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, ka paralajmëruar se ekpiet emergjente nga e shtuna në mbrëmje janë në gjendje gatishmërie. “Është prognozë që do të mund të ketë erëra të forta dhe erëra të mesme të forta, në territorin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe fshatrat, erëra më të forta sipas Insititut do të jenë në pjesën e Gollakut, pjesën lidore të kryeqytetit, por kjo nukm e përjashton mundësinë që do të ketë edhe erëra të forta në qytet. Ne sot kemi filluar, ekipet janë në terren duke i kontrolluar ndërtesat që kanë potencial të bien fasadat apo pjesë të kulmeve. Kemi intervenuar sot në mëngjes në Dardani dhe jemi duke shikuar të intervenojmë në disa pjesë të qytetit” ka deklaruar drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Votimi i Osmanit do të ishte gabim strategjik

Publicisti Izmi Zeka ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që Partia Demokratike e Kosovës ta votojë …