Instituti Ndërkombëtar i Shtypit bashkohet me AGK-në në dënimin gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj Gazetarëve

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur mbështetje ndaj Asociatës së Gazetarëve të Kosovës  dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve. Kurteshi kishte quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”, një gjuhë kërcënuese që është konsideruar e rrezikshme për lirinë e shtypit. Në reagimin e IPI-së, u theksua se është e nevojshme që Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij të distancohen publikisht nga këtë retorikë dhe të kërkojnë falje nga Kurteshi. Po ashtu, IPI bëri thirrje për hapjen e një hetimi policor për këto komente dhe për angazhimin në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të gazetarëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …