leoni

Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)

Intervistë me Eslinda Gashanin, bija e dëshmorit të kombit Tahir Gashani

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Eslinda, bijë e dëshmorit të Kombit, Tahir Gashani!

Eslinda Tahir Gashani: Mirë se ju gjeta, faleminderit për mundësinë.

RKL: E nderuara Eslinda ju keni lindur 10 ditë para se babi i Juaj dëshmori i kombit është përjetësuar në Altarin e Lirisë. Çka veçoni nga ato ju kanë treguar të afërmit për babanë  Tuaj?

Eslinda Tahir Gashani: Edhe pse kanë kaluar shumë vite, çdo ditë kuptoj, ndjej mungesën e Tij, por më shumë se gjithçka tjetër krenohem që jam bija e një luftëtari të përkushtuar  siç flasim të gjithë për personalitetin e babait tim.

RKL: Rënia dëshmor e Tahir Gashanit , ishte humbje e madhe për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Eslinda Tahir Gashani: Po, disa nga shokët që kishte babai im e që ishin shokë të pa ndashëm, edhe  ata kanë rënë dëshmorë, disa shokë të tjerët janë larg vendit, jetojnë me familjet e tyre atje dhe shihemi shumë rrallë. Por, kemi kontakte dhe takohemi, me të tjerët me ata që janë këtu  dhe si zakonisht fillon biseda për babin, flasin për veprën dhe angazhimet si para lufte, ashtu edhe për aksionet që ishin bashkë.

RKL: E nderuara Eslinda, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Eslinda Tahir Gashani: Çdo herë ekziston hapësira që të jetë edhe me mirë, të ketë respekt dhe vlerësim më të madh, për të gjitha familjet e të rënëve për Liri.

RKL: Po nga OVL e UÇK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Eslinda Tahir Gashani: Babai sikurse edhe Gjyshi janë shpallur Hero të kombit nga Presidenca e Kosovës, ku padyshim që ndihem krenare që i takoj një familje siç është familja jonë, po ashtu janë ndarë mirënjohje të shumta në nderim të veprës se tyre edhe në disa manifestime nga organizata të ndryshme. Selektimet nuk janë të mira në asnjë rast e sidomos tek Dëshmorët.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Eslinda Tahir Gashani: Natyrisht situata krahasuar me të kaluarën ka ndryshuar, liria është ajo që na frymëzon për çdo moment të jemi sa me të bashkuar, të angazhohemi për ditë më të mira për vendin.

RKL: E nderuar Eslindë, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Eslinda Tahir Gashani: Faleminderit shumë edhe nga Ju për ftesën, ju uroj suksese në punë dhe angazhimet e juaja.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …