Raportet tona me partnerët ndërkombëtarë kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin thotë, Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka kujtuar krijimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 19 vjet me parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar krijimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila të enjten mbushi 19 vjet. Ai përmes një shkrimi, ka shkruar se para 19 vjetëve, si Aleancë u nisën për më shumë pluralizëm e debat, duke i dhënë alternativa dhe zgjidhje politike vendit. Ai ndër të tjera ka thënë se i kanë qëndruar besnik përpjekjeve për shtet-krijim dhe pas pavarësisë kanë shërbyer si vlerë e shtuar e demokracisë. Sipas tij, AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar. “Mirënjohës të gjithë atyre me të cilët rrugëtuam bashkë përgjatë këtyre viteve dhe që besuan në vlerat dhe vizionin e Aleancës. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …