Intervistë me ministrin e Arsimit, Ramë Buja

RKL: Zotri, ministër, cilat janë angazhimet tuaja me përparësi për detyrën e ministrisë së Arsimit, të cilën tashmë e keni filluar?

 Ramë Buja: E kam thënë edhe në mediet e tjera po do ta përsërisë  edhe në këtë medie, që e kam shumë për zemër dhe shumë të respektuar, sepse është sinonim i një diçkaje, që është sinonim i një fitoreje  të madhe,   që nuk e kemi pasur gjatë tërë  historisë.

Dhe po u them se ajo që unë e kam thënë për kusht të veprimit tim, të angazhimit të këtij mandati qeverisës  është çështja e cilësisë në arsim, sepse siç e dimë bashkë, përmirësimi nuk është  mes ministrive që kanë qenë dështakë,  ose që nuk ka pasur rezultate. Ka pasur rezultate  të dukshme dhe këto rezultate janë: kuptimi i asaj nismës për të bërë diçka, që është infrastrukturore dhe teknike, për të bërë në shkolla dhe për bërjen e asaj infrastrukture të domosdoshme dhe të realizuar në shumësinë  e saj. Tani kemi edhe një pjesë tjetër për ta vazhduar. Por qëllimi  im dhe  i stafit tim  do të jetë realizimi i asaj që e kemi gjithë për zemër, cilësia mësimore, që ajo na çalon dhe nëse mund ta them, se  ku jemi me  rajon,  krahasuar me vendet e tjera  nuk qëndrojmë edhe aq mirë,  po ne nuk e kemi synim të bëjmë para obligim me rajonin,  po kemi pretendime edhe më të mëdha që të barazohemi me para obligimet  me Evropën dhe pastaj të ecim në etapat tjera.

RKL Në cilët sektorë mendoni se mund të arrihet më shumë?

 Ramë Buja: Po synimi im është që të fillohet nga A –ja , që të niset me parashkollorët, filloren, të mesmen e ulët, të mesmen e lartë  dhe pastaj të shkojmë  në nivelet tjera, po gjithsesi do t’i prekin  njerëzit, që dinë të japin më shumë vlerë arsimore edukative në këto nivele.

Dhe në këtë kuadër, projektet që janë filluar për kualifikimet plus, për arsimtarët e ndryshëm, për t’i aftësuar  ata qoftë në Teknologji informative, qoftë në mësimdhënie  edhe në forma të tjera që po bëhen. Tani, aktualisht janë 1100 arsimtarë,  që po kualifikohen, si thuhet kanë qenë me shkolla të larta, janë tani më duke mbaruar fakultetin,  për të qenë më të përgatitur  për nivelet mësimore,  ato që janë aty dhe pastaj kemi projekte që këtë 1100 posedojnë kaq po 7000 do  të vazhdojnë për tu trajnuar pastaj, pastaj trajnimet që i para përmendëm e që vazhduam  te Teknologjia informative që të gjithë arsimtarët të certifikohen të marrin certifikata të caktuara  për këtë nivel që mos të jenë as ata me moshën që kanë inferiorë ndaj nxënësit dhe nxënësi ta dijë që ka një arsimtar që di se që është teknologjia informative dhe di ta përdorë këtë lëndë dhe format tjera për ti aftësuar ose për të përplotësuar aftësitë e arsimtarëve  që i kemi për nivel caktuar.

RKL Në një takim me përfaqësues të Këshillit Evropian për çështje të arsimit, Ju keni deklaruar se sa i përket teksteve shkollore, në veçanti për tekstet e historisë, do të angazhoheni që të kemi një qasje moderne dhe të pranueshme duke mos lejuar deformimin e historisë, mund të na thoni më shumë për këtë?

 Ramë Buja:  Po ne tani kemi një projekt plan  dhe një strategji për vitin 2011 – 2016 ku janë përfshirë edhe këto gjëra që i para thatë dhe synimi im është që historia të jetë ajo që është, gjithnjë e vërtetë dhe të  mos bëjmë modifikime të saj,  që gabojmë rëndë duke i gënjyer gjeneratat që do vijnë dhe që janë, andaj mendimi ynë është që të bisedohet me struktura të tilla, që janë bartës të këtyre teksteve në mënyrë që historia të jetë ajo që është, po gjithsesi yshtës kuptimin negativ ose provokues diçka që është negative.

Jemi insistues që historia të jetë ajo që është dhe reagimet tona të jenë në këtë qëllim që historia të jetë histori e lakuriqësisë të vërtetuar.

RKL Pra mendoni që brenda kësaj periudhe, do të arrihet të dalin tekste të reja shkollore me këto përmirësime?

 Ramë Buja:  Në vitin 2011- 2016 e kemi edhe planin e veprimit të tërësishëm edhe të këtyre gjërave që i para përmendëm dhe ne do të jemi insistues që këtë strategji dhe këtë plan veprimi ta realizojmë në ato përmasa që të kemi kohësisht dhe cilësisht.

RKL Cili është bashkëpunimi i ministrisë që ju drejtoni me institucionet e kulturës?

 Ramë Buja: Ne tash e kemi marrë këtë detyrë dhe ju e dini që koha nuk premton  shumë mundësi për të pasur edhe shumë sqarime edhe ato nivelet e shfletimit të letrave se ku janë këto nivele. Unë e di që është lënë një nivel jo i pakët i komunikimit dhe marrëveshjes, unë do të jem edhe vazhdues po edhe insistues për ta dendësuar edhe më shumë këtë bashkëpunim .

Unë besoj që kjo nuk do të pësojë degradim përkundër do të pësojë avancim.

RKL: Në bazë të rezultateve dhe hulumtimeve që janë bërë, rezulton se arsimi fillor dhe ai i mesëm në të gjitha shkollat e Kosovës,  është në një nivel jo edhe aq të kënaqshëm. Çka do të ndërmerrni për të arritur suksese në këtë drejtim?

 R.Buja:  Po them, insistimi është që të gjitha nivelet  të godasin në kuptimin pozitiv për t’i avancuar njohuritë, dijet dhe pasurinë me këto gjëra. Unë besoj se do të arrihet sepse potencialet janë, mundësitë janë, jo më të mirat, por janë mundësitë optimale për t’i realizuar edhe unë besoj që  ato të realizohen. Përkushtimi i njerëzve nuk mungon, mbase do të duhej një angazhim më i madh në menaxhimin e këtyre resurseve , ndryshe nuk besoj se do të jemi të dëshpëruar në këtë drejtim.

RKL: Për të bërë një krahasim, në mandatin që shkoi është një investim i mjaftueshëm i kënaqshëm në objektet shkollore. Tani gjatë intervistës thoni se do të investohet në cilësi.

 R Buja: Ka mbetur, ta them kushtimisht, edhe pak për të bërë në infrastrukturën shkollore, sepse me ato statistika që i kam për bazë dhe që kam arritur t’i shoh, sepse janë vizita të shumta që janë bërë dhe takime të shumta që kam realizuar,  thuhet se 90% e asaj infrastrukture është e mbaruar, e për këtë 10 % që do të vazhdoj unë. Do të mbarojmë sa më shpejt, por gjithsesi cilësia do të jetë vështrimi jonë i veçantë. Unë besoj që kjo gjë mund të realizohet edhe pse kemi një krasitje buxhetore në këtë vit dhe  mundësitë i kemi bukur shumë të kufizuara por jam insistues që menaxhimi të jetë edhe më i mirë,  në mënyrë që të realizohen ato që kemi si objektiva,  sepse mund të kemi ndonjë defekt,  por krejtësisht është fjala për  defektin financiar dhe buxhetor.

RKL: Po nëse keni pasur takime me donator të ndryshëm a mendoni se do të keni mundësi të vilni donacione prej tyre?

 R.Buja: Kjo na e shton shpresën dhe mundësinë dhe iu thashë në një takim edhe donatorëve, kur i prita njëherësh të gjithë që ishin dhe erdhën, jo më pakë se 210 pjesëmarrës në atë takim nga mekanizma të ndryshëm, nga Këshilli i Evropës, UNICEF-i, Banka Botërore, Qeveria zvicerane, norvegjeze dhe qeveri të tjera. Unë ju thashë se ndjehem tepër mirë se me këtë ndihmesë që ju keni gatishmëri të më ofroni, ndjehem shumë komod se objektivat e mia do t’i realizoj. Besoj se kjo do të më ndihmojë shumë, që këto objektiva që kemi do t’i realizoj. Sepse ata njerëz, ata mekanizma ndërkombëtarë  që janë miq shumë të mëdhenj të arsimit të Kosovës kanë bërë dhe po bëjnë punë shumë serioze.

Unë u bëra një vizitë dy shkollave të premten, në Skënderaj dhe në Malishevë, dy shkollave që i ka ndërtuar qeveria norvegjeze dhe u fascinova për të mirën që pash. Është investim 14 milionë euro në të dy shkollat. Janë shkolla profesionale, por ishin diçka që unë nuk kam parë në asnjë vend në botë ku kam shkuar me atë infrastrukturë të realizuar. Kjo më gëzoi sepse kjo shkon me atë insistimit tim që cilësia të rritet. Aty punëtorët arsimorë ishin të nivelit të kënaqshëm dhe të mos flasë për anën teknike. Ta zëmë, shkolla e Skenderajt ishte 9 mijë metra katrorë hapësirë, aktualisht kishte 250 nxënës por do të shkojë në 900 e mbase maksimalisht në 1 mijë, sikur ishte shkolla e Malishevës. Kështu që ne insistojmë edhe për objekte të tjera por edhe mundësi trajnimi të stafit pedagogjik, sepse kështu ishte realizuar në këto dy shkolla. Norvegjia kishte realizuar jo njëherë,  por trajnime të shumta të këtij stafi,   në mënyrë që të jenë në nivel të detyrës,  që kanë marrë dhe me sa më thanë ata,  janë në nivel të detyrës. Kjo na bënë që të kemi më shumë kurajë, që do të ecim seriozisht përpara.

 

RKL: Faleminderit për kohën, suksese dhe të arritura

 

R.Buja: Faleminderit dhe sukseset i paçim bashkë. 

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …