Brickos

Intervistë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi

RKL: Cilat janë disa nga të arriturat konkrete në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë 100-ditëshit të parë të punës tuaj si ministër?

Memli Krasniqi: Realisht, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka sfida të shumta dhe probleme të grumbulluara me vite. Ne kemi trashëguar një gjendje jo të kënaqshme në këtë në ministri pikërisht për shkak të këtyre problemeve të patrajtuara me vite dhe jemi munduar që t’i trajtojmë me prioritet disa prej çështjeve më emergjente. Mund të them se nuk e kemi pasur atë luks që të trajtojmë një ose dy çështje por është dashtë të merremi me shtatë, tetë e më shumë.

Në 100-ditshin e parë kemi vendosë disa pika prioritare për të gjitha fushat dhe realisht ajo që ka qenë më emergjente për mua ka qenë rregullimi i statusit juridik dhe financiar i mbi 300 punonjësve, të institucioneve publike të kulturës, dhe trashëgimisë  kulturore të cilët që nga pas lufta nuk kanë pasur kontrata të rregullta por kanë punuar me kontrata mbi vepër dhe me disa paga që realisht nuk kanë qenë as paga por kompensime shumë të ulëta materiale për punën e tyre dhe kjo ka qenë me të vërtetë e pa pranueshme, se kemi të bëjmë me njerëz që kanë  punuar me dekada për kulturën tonë dhe për trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe nuk kanë pas një trajtim meritor.

Me kënaqësi e them që brenda këtyre 100 ditëve kemi arrit që të legalizojmë vendet e tyre të punës, që t”ua rrisim  pagat, në disa raste edhe më shumë se 100% , për të gjitha institucionet duke përfshi teatrin, muzeun, fil harmonin, ansamblin shota, qendrat rajonale të trashëgimisë, institutit arkeologjik, baletin e kështu me rradhë. Në fushën e sportit kemi vazhduar me projekte të infrastrukturës të cilat i kam gjetur 10 palestra sportive të nisura dhe të papërfunduara dhe kemi ndërmarrë masa që së paku tri prej tyre ti përfundojnë këtë vit dhe që në dy vitet e ardhshme të përfundojnë edhe të tjerat. Këtë vit do të përfundojmë palestrat në Shtime, Malishevë, dhe Obiliq, pra janë tri palestrat që do të përfundojnë këtë vit ndërsa në Dardanë në Klinë dhe Drenas do të fillojnë fazat e dyta. Është e pakuptimtë që disa prej tyre kanë filluar në vitin 2004 dhe ende janë larg përfundimit, kështu që qëllimi ynë është që këto tri ti përfundojmë brenda këtij viti dhe brenda dy viteve të ardhshme ti përfundojmë edhe të tjerat, domosdo pa filluar me ndërtimin e të rejave. Po ashtu ka qenë një prej pikave prioritare që ti krijojë kushtet e nevojshme për qëndrim në Kosovë dhe për vazhdim përfaqësimit të Kosovës për kampionen tonë, Majlinda Kelmendi e cila është shpresa olimpike e Kosovës, kemi arrit që ta bëjmë një gjë të tillë të mundur të refuzoj kontratën e Azerbajxhanit por edhe disa intenca të shteteve të caktuara që kanë dashtë ta kenë nën ombrellën e tyre. Në trashëgimi kemi vazhduar me intervenime emergjente në disa prej monumenteve të rëndësishme kulturore po ashtu për herë të parë kemi ndërmarrë gërmime arkeologjike me karakter shpëtimi siç ka qenë rasti në Reshtan të komunës së Therandës si dhe kemi arrit që të marrim një donacion nga ambasada amerikane, i pari i këtij lloji, në vlerë prej 1.5 milion dollarësh, që do t’i trajtoj gjashtë monumente

RKL: A është hartuar lista e monumenteve  që do të merren në mbrojtje dhe cilat që do të jenë prioritet i MKRS-së ?

 Memli Krasniqi: Është një listë preliminare dhe është një projekt i vonuar, që ka filluar që një kohë të gjatë por me mirëkuptim për shkak të specifikave të ndryshme dhe për shkak mungesës së dokumentacionit që është marrë nga Serbia me përfundimin e luftës. Lista preliminare ekziston e përpiluar sipas propozimeve të qendrave rajonale, ndërsa është filluar edhe kompletimi i dosjeve për 110 tërësitë e para të trashëgimisë kulturore që përfundimisht duhet të kemi për secilin objekt, monument që do të jetë në listën e mbrojtjes së përhershme apo të përkohshme të kemi edhe dosjen e plotë me të gjitha nevojat e nevojshme siç parashihet me standardet aktuale dhe për të mos mbetur  borxh në fushën e rinisë kemi arritur që për fund ta përmbushim një obligim ligjor që del nga ligji për fuqizim e rinisë dhe për pjesëmarrjen e tyre, krijimin e këshillit qendror të veprimit rinor si një institucion apo organ kryesor rinor në nivel nacional.

RKL: A mendoni se  qasja rreth  ruajtjes dhe kontrollimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës është paksa e njëanshme. Janë restauruar objekte të kultit dhe të kishave ortodokse serbe përderisa duket se është lënë anash trashëgimia e begatshme ilire shqiptare gjatë antikitetit dhe mesjetës. Në këtë drejtim a ka marrë ministria që ju e drejtoni  ndonjë nismë a qëllim të ruajtjes së këtij thesari tejet të çmuar të së kaluarës shqiptare?

 Memli Krasniqi: Është e vërtetë se ka pasur mendime të ndryshme për sa i përket çështjeve të trajtuara përgjithësisht në  fushën e trashëgimisë kulturore dhe perceptimin që është krijuar. Për një rëndësi të shtuar për trashëgimin apo objektet e trashëgimisë kulturore apo religjioze serbe vjen si pasojë e ngjarjeve të marsit 2004 kur një numër i madh i kishave dhe manastireve janë dëmtuar dhe pastaj ka qenë obligim ndërkombëtar i Kosovës që përmes komisionit për implementim të rindërtimit të bëhet renovimi i tyre dhe ka pas një fond të veçantë më i madh se sa fondet e zakonshme për trashëgiminë që është dedikuar kësaj çështje dhe normalisht ky angazhim që ka ardhur si pasojë e një ngjarje të caktuar dhe jo si politikë e qeverisë pa marrë parasysh kush ka qenë në qeveri në atë kohë e ka sjellë këtë perceptim. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është që ta trajtojmë trashëgimin kulturore jashtë politikes, dhe ajo duhet të ketë qasja më korrekte. Mendimi im personal është se trashëgiminë kulturore duhet trajtuar në formën e cila mund të gjejë  pika bashkimi ndërmjet palëve dhe jo pika të ndarjes siç ka qenë deri më tash. Në këtë drejtim ne në projektet tona që i mbështesim edhe financiarisht përmes ta nxëmë Institutit Albanologjik për gërmime arkeologjike të gjitha këto lidhen me periudha të hershme të civilizimeve në Kosovë, qofte ne faza të ndryshme  të neolitit apo pastaj periudhave të mëvonshme të bronzit, hekurit por edhe të periudhave ilire – romake e kështu me rrallë. Ne vazhdojmë gërmimin në vende të ndryshme realisht të Kosovës gjithsesi gërmimet vazhdojnë edhe në Ulpianë, Reshtan e përmenda kanë qenë gërmime me gjetje  të jashtëzakonshme po ashtu do të kemi gërmime edhe në Sadovinë, Llashticë dhe në disa zona tjera të njohura për nga pasuria po e quaj arkeologjike e Kosovës edhe për pjesën mesjetare  pa dyshim,veçanërisht investimi që është bërë në rajone të caktuara në konservimin dhe restaurimin e kullave dhe shtëpive tradicionale të jetës së shqiptarëve vlen të theksohet dhe po ashtu tek kalatë. Ajo që është shumë me rëndësi me ambasadën amerikane realisht pjesa më e madhe e fondeve apo një e treta e shumës së përgjithshme, do të ndahet për restaurimin e kalasë së Vushtrrisë e cila është një kala shumë e vjetër dhe që meriton këtë trajtim. Po ashtu me Komisionin Evropian më në fund do të ketë një investim jashtëzakonisht të vlefshëm në kalanë e Prizrenit, kështu që po mundohemi ti trajtojmë të gjitha në të njëjtën kohë dhe siç thash me një qasje inkluzive në ekskluzive dhe një qasje e cila realisht  do të shërbejë që trashëgimia të kuptohet si diçka e të gjithëve dhe jo vetëm e një pale.

RKL: Në cilat fusha bashkëpunoni me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe a ka nisma për projekte të përbashkëta?

 Memli Krasniqi: Me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë unë e kam trashëguar edhe një memorandum realisht të bashkëpunimit, por me keqardhje them se nuk janë përmbushur të themi obligimet e palëve në këtë memorandum. Në fakt e them me keqardhje për arsye se pala jonë Kosova i ka përmbushur obligimet e veta, por nuk i kemi pas themi angazhimin e njëjte nga homologët tanë në Tiranë.

Ne e kemi një memorandum pjesë e të cilit janë renovimi dhe konservimi i dy objekteve tepër të rëndësishme të historisë tonë kombëtare që është shtëpia apo kulla e Sali Manit ku është mbajtur konferenca e Bujanit dhe po ashtu edhe shtëpia ku ka funksionuar komiteti mbrojta kombëtare e  Kosovës. Ne kemi marrë përgjegjësi për ta restauruar dhe konservuar kullën e Sali Manit, ndërsa qeveria e Shqipërisë e ka marrë përsipër që të njëjtën gjë ta bëjë për shtëpinë e komitetit dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës  në  Shkodër. Përderisa ne kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi të gatshëm të fillojmë qysh sot pjesën e mbetur as një hap nuk është ndërmarr nga ana e qeverisë shqiptare për sa i përket edhe kthimit në pronësi edhe pse është në pronë të tyre të shtëpisë të komitetit ku ka funksionuar komiteti mbrojtja kombëtare e Kosovës,e aq më pak për hapat e tjerë, pastaj kemi pas edhe disa çështje që ndërlidhen të koordinimin të cilat nuk kanë ecur siç ne kemi dëshiruar për sa i përket përgatitjes së dosjes për aplikim në mbrojtje në UNESKO si pjesë e trashëgimisë botërore shpirtërore për eposin e  kreshnikëve ne si qeveri kemi pas filluar relativisht bashkëpunim me ekspertë shqiptarë të Shqipërisë për të përgatitur dosjen në mënyrë që të aplikohet në UNESKO me “Eposin e Kreshnikëve” si pjesë e trashëgimisë shpirtërore Shqiptare, dhe në fund në një mënyrë të njëanshme autoritetet në Shqipëri kanë krijuar një komision të veçantë ku realisht ne as që jemi informuar dhe tash ata e kanë marrë pronësinë apo formën mbi tërë këtë proces dhe do ta bëjnë aplikimin ne kemi pas mirëkuptim se Kosova nuk ka mundësi që të aplikoj në UNESKO, por realisht ia kemi bërë me dije edhe atyre se mënyra se si është zhvilluar kjo çështje është e pa pranueshme sepse krijon një ndjenjë përjashtimi tek ekspertët tonë.

RKL: T’i kthemi për fund edhe një herë sportit, cekët në fillim se janë në përfundim brenda këtij viti përfundimi i tri palestrave dhe tretmani i siguruar dhe garantuar për Majlinda Kelmendin. Na flisni  pak për ndërkombëtarizimin e sportit sa keni vullnet ju ta ndërkombëtarizoni sportin pasi që dihet se jemi të cunguar nga kjo e drejtë prej përfundimit të luftës, mos të flasim edhe për kohën e  paraluftës për 10 vite. Çka konkretisht ekipi juaj mund të bëjë që një ditë Kosovën ta shohim në arenën ndërkombëtare në mënyrë të barabartë, disa sporte individuale e dimë janë prezent hendbolli pjesërisht por futbolli dhe basketbolli assesi?

 

Memli Krasniqi: Ndërkombëtarizimi është një çështje jashtëzakonisht e  rëndësishme dhe merr edhe më shumë rëndësi duke pasur parasysh problemet që ne i kemi edhe në kuptimin politik mungesën e pjesëmarrjes apo jo të anëtarësimit të trupave në institucione ndërkombëtare.

Ndërkombëtarizimi i sportit nuk është sfidë dhe të shihet edhe si problem i vetëm i Kosovës, unë mendoj se nuk duhet të jetë prioritet qind për qind, ndërkombëtarizimi e t’i harrojmë problemet e brendshme organizative, kualitetin, cilësinë që e kemi në sport dhe sfidat e tjera që e përcjellin organizimin.

RKL: Prijësit e federatave nuk mendojnë se ka probleme në organizimin e brendshëm?

 Memli Krasniqi: Në fakt gjithmonë kanë probleme. Unë kam pasur takime edhe të përbashkëta edhe të veçanta dhe kamë mirëkuptim për problemet që i kanë, të natyrave të ndryshme, si financiare, të infrastrukturës do të thotë edhe ndërkombëtarizimin por kur koncentrojmë te ndërkombëtarizimi duhet ta kemi parasysh se kjo çështje nuk është as e vullnetit as e angazhimit po është çështje thjeshtë e mundësive.

Unë konsideroj se edhe në të kaluarën janë bërë angazhime të nevojshme dhe federatat i bëjnë këto angazhime dhe ministria është mbështetësi kryesor qoftë në kuptimin financiar qoftë në kuptimin lobues etj.

E njëjta gjë ka vazhduar me një dinamikë më të shtuar katërt muajt e fundit prej që unë kam marrë këtë përgjegjësi. Unë kamë pas takime të ndryshme edhe unë edhe stafi im me njerëz të ndryshëm të sportit. T’iu them të drejtën ndoshta po e them për herë të parë shumë prej tyre nuk i kamë bërë as  publike sepse e kemi problemin e reagimit të institucioneve të Serbisë në çdo moment kur ata i kuptojnë angazhimet tona përpiqen  për të na penguar dhe për të na pamundësuar anëtarësimin në federatat e ndryshme.

Realisht ka disa zhvillime pozitive, dhe ne presim që disa federata të disa sporteve ndoshta më pak të popullarizuara të pranohen edhe ndërkombëtarisht. Kriteri prej pesë federatave olimpike të pranuara në organizata ndërkombëtare respektive, ashtu që të ketë mundësi formale për aplikim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që megjithatë nuk garanton anëtarësimin kjo është thjeshtë një përmbushje e kushteve nëse nuk je anëtarë i OKB që ti kesh këto pesë Federata për të aplikuar, po pastaj do të jetë puna e vështirë atëherë do të jetë ajo rruga e rëndë të cilën ne do ta kemi për anëtarësim sepse nëse arrimë të anëtarësohemi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar kjo çështje do të jetë e zgjidhur realisht.

Nuk është rrugë e lehtë por nuk është e pamundur ne e kemi vullnetin e plotë që të merremi me këtë çështje, dhe periudhën e ardhshme muajt e ardhshëm do të kemi takime me njerëz të ndryshëm me ndikim, rëndom janë takime joformale po ne nuk po i zgjedhim si të them rrugën në mënyrë që të kemi zhvillime pozitive.

Nuk është e lehtë për shkak se Serbia e cila na bllokon çdo hap ose tenton të na bllokojë çdo hap realisht ka një ndikim dhe traditë më të gjatë se na në sportet e popullarizuar siç është futbolli dhe basketbolli duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se është e pamundur të ketë çfarë do lloj anëtarësimi në kuptimin që ne dëshirojmë.

RKL: Kosovës  i mungojnë edhe zhvillimet e ndeshjeve miqësore?

 Memli Krasniqi: UEFA e ka për shembull të paraparë në statutin e vet që duhet të jesh anëtarë i OKB-së për të qenë anëtarë i UEFA-së kjo ka pas një racionalitet sepse është bërë si ndryshim i viteve të fillimet  90-ta kur është shpërbërë Bashkimi Sovjetik dhe ish Jugosllavia dhe ky ka qenë njëfarë lehtësimi për ta se kënd me pranuar e kënd jo.

Në basketboll të jem i sinqertë Serbia është pothuajse superfuqi dhe çdo vendim varet nga njerëzit e tyre në FIBA dhe ky është një problem shumë i madh për ne, po sa i përket ndeshjeve miqësore realisht ne kemi problem tek organizimi i ndeshjeve miqësore të reprezentacionit të Kosovës ndërsa sa i përket ekipeve kjo mundësi ekziston, por realisht ne presim që gjatë këtij viti ne të kemi zhvillime edhe nga ana e UEFA-së  dhe pastaj FIFA do ti pranojë zhvillimet e UEFA sepse ua ka delegua përgjegjësitë atyre, presim zhvillime që të paktën të na lejohet të kemi ndeshje miqësore edhe pa na pranuar formalisht si anëtarë.

Po pastaj kthemi edhe të problemet tjera në infrastrukturë sepse nuk kemi stadium.

RKL: A është arsye stadiumi i Prishtinës që nuk i përmbush kriteret, mos zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Francë apo ka qenë një lloj propagande ka pas kritika se Ministria nuk shpreh interesim për infrastrukturën e stadiumit të  Prishtinës.

Memli Krasniqi: Nuk është e vërtetë, sepse edhe tash në stadiumin e Prishtinës janë duke u implementuar projekte që po financohen prej ministrisë, si rrethojat që janë financuar nga ministria.

Po ashtu në stadiumin e Pejës ku kemi financuar një projekt. Kemi plane për të financuar ndërtimin e stadiumeve ndihmëse në disa qendra.

Në këtë aspekt kemi rrit buxhetin për ndihmën e stadiumeve, por normalisht është i pa mjaftuar sepse investimet në stadiume marrin shifra marramendëse shumë milionëshe.

E vërteta është se unë jam marrë me këtë çështje prej fillimit duke komunikuar me të gjitha palët e involvuara. KF Prishtina që e menaxhon stadiumin e qytetit që është pronë e komunës ka marrë një letër nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mësuar se si është gjendja e stadiumit dhe asgjë më tepër. Pra nuk është kërkuar nëpërmjet asaj letre që takimi me Francën do të zhvillohet në Prishtinë, nëse stadiumi i plotëson kriteret.

Unë këtë e kamë bërë të qartë dhe po e përsërisë. “Nëse është vetëm një pyetje nga ata, atëherë unë mund ta jap një përgjigje, por nëse do të kishte një garanci nga FSHF-ja se do të zhvillohen ndeshjet e kombëtares nëse stadiumi plotëson kriteret atëherë do të kishim një situatë krejt tjetër dhe nuk do të mungonte në asnjë mënyrë një motiv i madh për tu angazhuar konkretisht që të bëjmë renovime dhe investime të nevojshme për të përmbushur minimumin e kritereve të rregullores së fundit të vitit 2010 për infrastrukturë sportive që është rregullore e UEFA-së për stadiume në mënyrë që ta krijojmë këtë mundësi, sepse askush me mend në krye që thoin nuk do ta lejonte t’i ik një mundësi për ta pa kombëtaren shqiptare midis Prishtinës.

RKL: Zoti Ministër ju falënderojmë për kohën e ndarë për intervistën dhe ju dëshirojmë suksese në të ardhmen.

Memli Krasniqi: Gjithashtu!

Intervistoi: Jeton SYLA

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …