Intervistë me presidentin e UBT-së, Edmond Hajrizi

RKL:Universiteti Për Biznes dhe Teknologji , po përmbyll edhe një vit akademik. Cilat janë të arriturat?

Edmond Hajrizi: Po me te thënë të drejtën ky vit akademik ka qenë shumë i mbarë, kemi vazhduar me rritje të numrit të studenteve së pari rritja e studenteve, rritja e stafit akademik mandej kemi pasur edhe ofrim të programeve të reja sidomos siç janë sistemet e informacionet, studimet e juridikut e kështu me radhë po edhe disa aktivitete në kuadër të aktiviteteve akademike shkencore në Kosovë. Kemi organizuar një konferencë botërore në tetor të vitit të kaluar, që ka të bëjë me  rolin e teknologjisë në stabilitetin ndërkombëtar. Kemi pasur shkencëtar të vendeve të ndryshme të botës të cilët kanë ardhur në Kosovë dhe kanë prezantuar punimet e tyre, kanë publikuar, dhe natyrisht Kosova është një vend i mirë shkencor, mandej është promovua në agjendën e  Ajfakut që është një organizatë botërore shkencore, mandej kemi vazhduar edhe me gara tjera në maj për robotikë ku universiteti UBT,  e ka zënë vendin e parë prej garave ose ligave që  ka të bëjë me fushën e teknologjisë së informacionit me robotikën me pjesën e inxhinierisë , ku natyrisht mund tu tregohet se edhe në Kosovë mund të bëhen gara të nivelit  Evropian edhe mund të fitohet. Ky është një mesazh i mirë për rininë kosovare që mos të humbasin  shpresat po të jenë të motivuar të studiojnë sepse është një e ardhme e ndritur për të gjithë.

Tash para një jave kemi pas edhe konferencën e radhës po ashtu në universitetin e Tiranës, në Tiranë dhe nën përkujdesjen  e  Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.

RKL Cila ishte arsyeja e kësaj konference?

Edmond Hajrizi : Kemi folur për rolin e sistemit të informacionit dhe teknologjisë në zhvillimin ekonomik d.m.th ne kemi debatuar rreth dy ditë me ekspert nga Shqipëria, nga Kosova po edhe nga Evropa, që të shikojmë se çka mund të ndikojmë përmes përdorimit të teknologjive moderne në zhvillimin ekonomik, sepse ne e thamë që ne kemi rini të mirë dhe çdo herë mendojmë se teknologjia e informacionit kishte me qenë më e mirë tani prej sektorëve potencial për zhvillim ekonomik. Dhe këto dy ditë ne e kemi shtjelluar mjaft mirë këtë çështje edhe kemi dhënë rekomandime që në këtë sektor duhet të ketë edhe një përkrahje më të madhe institucionale, po të themi edhe njëkohësisht të ketë një lidhje më të fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që të krijohet një treg më i madh në këtë fushë dhe do të ishte me interes edhe për investitorët  e huaj tregu të jetë më atraktiv. Ka edhe aktivitete të tjera, këtë vit e kemi marr edhe një projekt evropian që quhet –RASMUS MUNDUS, ku UBT-ja, e përfaqëson Kosovën në këtë projekt, në të cilën  marrin pjesë 16 universitete evropiane d.m.th nga Anglia, Irlanda,Gjermania, Polonia, Rumania, dhe nga Ballkani: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Kroacia, në të cilën është paraparë që të ketë lëvizje të stafit e studenteve, dhe studentet e  Kosovës dhe të UBT-së, të shkojnë nëpër Evropë dhe stafi akademik të lëvizë, dhe mund të them se në këtë projekt ne marrim pjesë me  mobilitetin më të lart të mundshëm, d.m.th të gjithë vendet tjera kanë lëvizje dhe bursa më pak se sa ne që kemi, dhe ne jemi po ashtu e luajmë rolin e koordinatorit për të gjitha universitetet e Ballkanit, që tregon se Kosova  është temë e një pozicioni, mirëpo edhe për ne si universitet ,duke marrë parasysh që është hera e parë si universitet privat merr pjesë në një raszmus të tillë dhe jemi të vetmit në gjithë konsorciumin tregon një seriozitet dhe respekt për punën tonë, po edhe njëkohësisht ne do të mundohemi që ta re prezantojmë Kosovën  sa më denjësisht në mënyrë që të kemi respekt për fushën akademike. Unë mendoj që ka edhe projekte të tjera siç është impusi, e kështu me radhë d.m.th të jetë universitet me plot angazhime shkencore akademike, ligjërata kemi edhe lëvizje të studentëve i kemi dërguar në Itali, Austri, kemi pasur edhe doktoratat e para të stafit në fusha caktuara që i kemi bërë bashke me universitet partnere që nuk e kanë të tjerët, dhe fatmirësisht ne kemi pas mundësi që ta bëjmë në Kosovë dhe po ashtu kjo është një përkrahje e madhe e ngritjes së kapaciteteve  kosovare ku ka fusha tfusha të caktuara specifike siç janë: planifikimi hapësinor, arkitektura, energjia, krijimi i menaxhmentit, ngase Kosova ka nevojë të theksuar për kuadro të tilla, kemi vazhduar edhe këtë vit të regjistrojmë edhe doktorantë të rinj dhe  i kemi dërguar  në Austri, Angli, Itali ,dhe besoj që kjo do të ndikojë pozitivisht.

RKL: Ju e cekët bashkëpunimin me partnerë vendorë dhe ndërkombëtar. A mund ti përmendni disa prej tyre?

Edmond Hajrizi: UBT-ja ka lindë si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar d.m.th UBT-ja ka dal si rezultat i bashkëpunimit i diku rreth 40 universiteteve në botë kryesisht evropiane dhe amerikane, dhe kjo është fryma kryesore e UBT-ës, d.m.th UBT-ja, strategjinë kryesore e ka  internacionalizimin e kthimit kosovar në rang evropian dhe ndërkombëtar. Prandaj ne prej fillimit kemi ofruar diploma bashkë me universitetet partnere kemi punuar në administratë ndërkombëtare që vinë nga universitetet e ndryshme, këtë vit e kemi nënshkruar marrëveshjen e fundit që kemi me universitetin zyrtar me universitetin e Londrës “Speaks University in London” që është një bashkëpunim shumë i madh, shumë konkret, ku parashihet që të gjithë studentët e UBT-së të cilët përfundojnë studimet 1-2 vjeçare këtu, automatikisht  të pranohen në universitetin e Londrës, pa pas nevojë të hynë në procedura të nostrifikimit, që nënkupton që studentët në vitin e tretë përfundojnë studimet në Angli, dhe merr diplomë nga Anglia.

Kjo mendoj se është shumë pozitive për Kosovën sepse automatikisht po e njeh validetin, korrikulën dhe  punën tonë që e kemi. Kryesisht po e akcepton vlerën tonë kosovare, për ta njohur një diplomë të tillë. Faza e dytë është ofrimi i bashkëpunimit në fushën ne nivel të magjistraturës, faza tjetër është ofrimi i doktoraturës për kosovarët në kuptimin qe ne studentët në doktoraturë i dërgojmë në Londër ata nuk kanë nevojë të jenë atje, por do të jenë në UBT dhe  do ta kenë një mentor nga UBT-ja, një mentor nga Londra dhe kështu i plotësohet  puna dhe kostoja  dhe njëkohësisht kanë mundësi që në laboratorët që nuk i kemi në Kosovë, kanë mundësi që ti shfrytëzojnë në universitetin e Londrës dhe të punojnë, dhe natyrisht kemi menduar  edhe për projekte përbashkëta të themi në fusha të ndryshme siç është: Herasmusi apo projekte të tjera, dhe në fund ata e konsiderojnë UBT-në si pikë koordinuese për regjionin e Evropës juglindore d.m.th çdo gjë që bëhet në këtë regjion do të shkoi përmes universitetit kjo është një ndërlidhje e mirë me anglezët me universitetet angleze këtë rast me Sitin,  që është një universitet shumë prestigjioz në Londër, pastaj  kemi punuar edhe me kontrata me  universitete të Kroacisë me universitete tjera të rajonit siç është universitetin e Tiranës, ju e dini se universiteti i Tiranës është më i madhi Shqipëri dhe ata kanë një rezistencë të punojnë me institucione të tjera private në Shqipëri edhe këtu, por në këtë rast te ne kanë respekt të veçante falë angazhimeve dhe publikimeve që i kemi bërë, është parë që ne po punojmë  dhe jemi ftuar që të bashkëpunojmë dhe të kemi partneritet, të kemi shkëmbim edhe të stafit po edhe të studentëve për projekte të përbashkëta.

RKL: Po për shoqërinë tonë këtu në Kosovë studentet e diplomuar sa kane hapësire?

Edmond Hajrizi: Në fakt ne kemi një statistikë shumë të mirë ne e kemi qenë gjithherë një universitet tjetër që nuk kemi pas një numër shumë të madh të studente, por jemi munduar të kemi cilësi,  dhe themi se kemi pas një numër të caktuar sepse ju e dini se në fillim kemi pas studime vetëm në gjuhen angleze dhe të gjithë studentet kanë studiuar në gjuhen angleze, tani kemi filluar edhe në gjuhen shqipe duke filluar edhe në një kuadër i cili ka mundësit në gjuhen shqipe të gjithë këta të diplomuar personalisht nuk i njohë as një që është ankuar. Këta kanë gjete mundësinë pas studimeve qe i kanë krye në Kosovë. Ata që kanë kryer magjistraturën dhe ku tash kanë pozita shumë të mira në Kosovë si në Aeroport, në Post Telekomin e Kosovës, si dhe nëpër Banka, ashtu edhe në të gjitha vendet e Kosovës, në aspektin  financiar janë shumë mirë ashtu edhe ne pozitat kyçe ne  i gjejmë studentet shumë të suksesshëm, dhe me të thanë të drejtën kjo është pika jonë kryesore e motivimit që neve na mbanë sepse është përfundimi që nëse punohet dhe ofrohet një shërbim cilësor dhe rezultatet janë të pashme  të prekshme dhe nuk ka nevojë të diskutohen. Ka disa student që i kanë kryer studimet tek ne dhe kanë dal të studiojnë jashtë vendit të gjithë qe kanë dashtë me shkuar jashtë vendit edhe  kanë shkuar qoftë Austri qoftë në Gjermani në Angli,Suedi,Francë, në Itali ata janë pranuar pa asnjë problem dhe kanë vazhduar studimet, tash disa i kanë përfunduar studimet dhe janë kthyer në Kosovë. Disa punojnë te ne në UBT thjesht ka përfunduar  një cikël tash ku kemi kuadro tona, të cilat kanë dalë prej UBT-së mund të themi se shumica e asistentëve  të cilët punojnë në UBT  janë skuadra tona dhe i kemi parë se janë të mirë kanë kualitet të mirë edhe në qofte se e kanë kryer shkollën të mirë nuk kanë nevojë të kryejnë  diku tjetër kjo është një befasi e mirë për ne. Kështu është situata dhe mendojë se këtë duhet ta ruajmë  sepse ne tash po rritemi si universitet dhe kemi numër më të madh të studentëve dhe duhet pa tjetër të kujdesem edhe më shumë ta ruajmë cilësinë.

RKL: është  shpallur  konkursi për këtë vit, a do të ketë profile të reja?

Edmond Hajrizi:Po tash kemi marr vendimin për shpallje të konkursit, në konkurs do të kemi profile të reja që kemi aplikuar edhe për arkitekturën sistemi i informacionit shkencat kompjuterike mandej juridiku mandej menagjmenti i biznesit fushat ekonomike, dhe fushat që i kanë lidhjet direke me zhvillimin e vendit, punësimin që ka nevojë tregu i punës nuk kemi hy më shumë në fushën e  përgjithshme ne i kemi marrë disa hapësira që janë të vështira që ne e kuptojmë universitetin  e publik siç asht tash sistemi i informacionit, pra janë disa specializime që ne për herë të parë i bëjmë në Kosovë.  Të gjitha këto kërkojmë edhe kompetencë edhe laboratorë, por për momentin ne kemi një  infrastrukturë  shumë moderne dhe kemi arritur të marrim përgjegjësi shtesë.

RKL:Sa keni arrit ti përmbushni kërkesat e studentëve për botime përkthime ?

Edmond Hajrizi:  Po ne kryesisht në fillim jemi kujdesur të përdorim literaturë të njëjtë më atë të që përdorin studentet në Amerikë dhe në Evropë, kemi marrë literatura të njëjta. Gradualisht tash në gjuhën shqipe po lind nevoja që disa tekste të jenë edhe në gjuhen shqipe dhe natyrisht fushat ku ka nevoje na kemi botuar, duke përkthyer por dëshirojmë që një libër i mirë që ka një vlerë të mirë e që përdoret në të gjitha universitetet amerikane që ta kenë edhe studentët tonë. Mos të krijojmë shumë lokalizma në elemente që janë shumë ndërkombëtare dhe që ndikojnë zhvillimin  ndërkombëtar të Kosovës. Tash mendojë që do e shtyjmë këtë proces edhe ma tutje por jemi duke punuar në fushën e matematikës, ne fushën e prokurimit publikë, në fushën e dizajnit,  e në fushat e caktuara e që shihet që ka nevojë dhe është  e arsyeshme të investojë .

RKL: Çka mund të na thoni për kampusin dhe infrastrukturën e UBT?

Edmond Hajrizi: UBT-ja, si universitet për biznes e teknologji  është shumë e fokusuar  në aspektin e infrastrukturës moderne, laboratorë moderne e teknologji moderne, të informatikës, të dizajnit, të arkitekturës, simulimeve të ndryshme prandaj kërkon infrastrukturë gjithherë në rritje,dhe gjithherë studentet nuk kanë mundësi që të jenë në grupe te mëdha  por të punojnë në grupe të vogla.

Për momentin këtu kemi infrastrukturën rreth 3000  metra katrore ku në objektin ku ne jemi që i kemi përgatit për nevojat tona dhe për bordin tonë mirëpo për shkak të rritjes ne kemi nevoje edhe për zhvillim të infrastrukturës së re dhe me ketë rast ne kemi përgatit dhe një projekt për kampusin e ri që është në krijim sipër do te thotë jemi në përfundim  për marrjen e lejes së ndërtimit dhe fillimin e ndërtimit që parashihet si kampua universitar edhe për transfero të teknologjisë ku do të ketë edhe universitet edhe teknologji edhe qendër biznesi edhe banim do të jetë një shembull modern që do të jetë një  qendër biznesi që do të thotë që rreth e rreth do të ketë biznese dhe ne do të jemi në mes dhe do të kemi një lidhje mes bizneseve dhe  është në rrugën magjistralen  Prishtinë -Lipjan te QMI. Është një vend shumë i mirë që kontribut të veçant ka komuna e Lipjanit  që na ka ndarë një pjesë dhe ne natyrisht do ta kemi më lehtë dhe kjo është duke u punuar  dhe mendoj se shumë shpejt do ta kemi atë.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …