Investimet për plotësimin e boshllëqeve në “Rrugën e Kombit” po e shndërrojnë atë në një rrugë me standarde europiane

Investimet plotësuese në “Rrugën e Kombit” po e shndërrojnë atë në një rrugë me standarde europiane

Në “Rrugën e Kombit”, falë koncesionit të mirëmbajtjes po mundësohet investimi për plotësimin e boshllëqeve të trashëguara, garantimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen cilësore duke u shndërruar në një rrugë me standarde europiane. Ndërtimi i urës së re mbi lumin Drin, përforcimi i disa urave përgjatë gjatësisë së rrugës ndërkohë gjatë gjithë segmentit është bërë vendosja e sinjalistikës dhe tabelave nga e para, instalimi i kamerave inteligjente në 114 km, përfundimi i nyjës së re të Kalimashit si dhe shtrimi i korsive në afërsi të Kukësit, kanë dhënë efekte pozitive në reduktimin e numrit të aksidenteve në këtë rrugë. Paralelisht po bëhet dhe mirëmbajtja rrugës duke ndërruar shtresat e asfaltit. Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë. Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …