IPK nis hetimin për reagimin policor në Qendrën Komunale të Mitrovicës

Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur hetimet pas një ankese lidhur me reagimin policor në Qendrën Komunale të Numërimit, të votave në Mitrovicën e Jugut. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime pa autorizimin e prokurorit kompetent. “Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore, dyshohet se disa procedura të parapara me Planin Operativ të PK-së nuk janë përfillur,” ka njoftuar IPK-ja. IPK-ja ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, duke përfshirë edhe konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Ky hetim vjen pas shqetësimeve për veprime të mundshme jashtë procedurave gjatë procesit të numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …