Irani ka njoftuar se gjatë sulmeve nga Izraeli i janë vrarë dy ushtar

Autoritetet e Iranit kanë njoftuar se nga sulmet izraelite ndaj caqeve ushtarake në Republikën Islamike më 26 tetor, lanë të vrarë dy ushtarë iranianë. Këto autoritete po ashtu kanë konfirmoi se nga sulmi izraelit janë goditur caqe ushtarake në provincën e Teheranit, dhe në pjesë të tjera të shtetit, duke nënvizuar se sulmi shkaktoi dëme të kufizuara. Nga ana tjetër, Izraeli ka njoftuar se gjatë këtij sulmi, ushtria izraelite ka goditur godina ku prodhohen raketa, raketahedhës dhe caqe tjera ushtarake. Autoritetet izraelite po ashtu kanë paralajmëruar se nëse Teherani vendos ta sulmoj sërish  Izraelin, Irani ka për të paguar një çmim tejet të shtrenjtë nga hakmarrja tjetër e Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …