Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie. Takimi do të mbahet në orën 14:30, ku edhe pritet të diskutohet rreth ngjarjeve të fundit politike në vend. Këtë e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Safet Kamberi. Ndërkohë, edhe pse në media u raportua, as sot nuk do të ketë takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për negociatat për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka përmes një postimi në, njoftoi se sot nuk do të ketë takim mes kreut të Kurtit dhe Mustafës.
