Isa Mustafa kërkon intervenimin e policisë, veprimin e opozitës e konsideron akt kriminal

Në fjalimin e tij para sallës së improvizuar ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa  ka shprehur papajtueshmëri me sjelljen e opozitës ndaj seancës së sotme dhe seancave paraprake. “Kjo çka po ndodh është akt kriminal. Drejtësia duhet të merret me ta. Ata që po hedhin gaz e po cenojnë shëndetin e qeverisë, duhet të përgjigjen para ligjit”, ka thënë kryeministri ka kërkuar që institucionet ligjore të merren sa më parë me opozitën. Kërkoj prej institucioneve që të marrin masa, sepse shteti është në pyetje nënvizon kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Gjykata i dha të drejtë Kryeqytetit, akuzon Vetëvendosjen për bllokada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengim të iniciativave të Komunës …