leoni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: Kisha prishur marrëveshjen me Vetëvendosjen për shkak të mospajtimit me politikën kundërshtuese ndaj Amerikës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka thënë se sa kishte qenë në krye të partisë kishte vendosur për ta prishur marrëveshjen me Vetëvendosjen dhe për ta rrëzuar Kurtin nga Qeveria për shkak të mospajtimit me politikën kundërshtuese ndaj aleatit strategjik të Kosovës. Me këtë veprim kishte rrezikuar partinë, duke bërë kështu që LDK-ja të paguaj çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Megjithatë ish-kryeministri Mustafa thotë se atëherë ka qenë situata ndryshe, meqë ishte vetëm Administrata amerikane që kishte mospajtime me Kurtin, ndërkohë që përfaqësuesit amerikan, britanik gjerman e francez në Kosovë ishin në përkrahje të Albin Kurtit. Vënia në krizë e raporteve me Amerikën  por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i papërfunduar në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …