Ross Walker: Trupat paqeruajtëse amerikane janë të pajisura e të gatshme për të parandaluar dhunën në veri të Kosovës
U.S. Col. Ross Walker, Commander of KFOR Regional Command East speaks during an interview with Reuters at camp Bondsteel in Sojevo, Kosovo February 15, 2024. REUTERS/Valdrin Xhemaj

Ross Walker: Trupat paqeruajtëse amerikane janë të pajisura e të gatshme për të parandaluar dhunën në veri të Kosovës

Komandanti i ushtarëve amerikanë nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Teksasit, Ross Voker,  në një intervistë për Reuters, trupat paqeruajtëse amerikane janë të pajisura e të gatshme për të parandaluar dhunën në veri të KosovësNATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1 mijë trupa të tjera, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Më shumë se 570 ushtarë amerikanë shërbejnë nën misionin e udhëhequr nga NATO, i cili në total ka rreth 4 mijë e 500 trupa të dislokuara. “Ne jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu tani”, ka thënë kolonel Ross Walker. “Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që gjithmonë t’i bëjmë gjërat fillimisht përmes një dialogu paqësor”. Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur afër qytetit verior të Leposaviqit dhe rrugëve të patrullimit që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ata patrullojnë në këmbë dhe mbajnë vetëm pistoleta, shenjë se gjërat kanë qenë të qeta kohët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …