Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: LDK duhet të ruajë vlerat dhe të vlerësojë kontributin e njerëzve që e ndërtuan partinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  ku foli gjerësisht për gjendjen aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sfidat e saj dhe hapat që, sipas tij, mund të përmirësojnë rezultatin e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ai adresoi edhe qeverisjen e viteve të fundit, marrëdhëniet me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe zhvillimet tjera politike në vend. Mustafa theksoi se udhëheqja aktuale e LDK-së duhet të tregojë kujdes të veçantë në raport me figurat dhe anëtarët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në të kaluarën e partisë. “Udhëheqësja e LDK duhet të jetë e kujdesshme ndaj vlerësimit të atyre që kanë kontribuar në LDK. Duhet të ruajë vlerat e LDK sa i përket orientimit të zhvillimit ekonomik, arsimor e kulturor; vlera mbi të cilat ne kemi udhëhequr gjithmonë dhe që kanë qenë konceptet më të qarta të zhvillimit ekonomik”, u shpreh Mustafa. Ai shtoi se LDK duhet të vazhdojë të mbajë këtë drejtim edhe në të ardhmen, duke ndërtuar mbi traditën dhe parimet që e kanë karakterizuar partinë ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa kritikon Kurtin: ‘Kosovës s’i duhet qeveri që jeton nga kaosi, por normalitet dhe punë’”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka kritikuar ashpër sjelljen politike të …