Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nuk është vetëm Macron që po bllokon liberalizimin e vizave, por edhe kryetarja, Vjosa Osmani

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas samitit të djeshëm ku nuk u panë rezultate konkrete për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Mustafa tha se nuk është vetëm presidenti i Francës ai që po bllokon liberalizimin e vizave, por edhe presidentja Vjosa Osmani. “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut! Ai akuzoi  Osmanin, Kurtin e Bulliqin që në vitin 2015-16 bllokuan ratifikimin, i cili ishte kusht për liberalizimin e vizave. “Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!”, shkroi MustafaIsh-kryeministri më tej tha se Kurtit e Osmanit duhet që t’u ipet medalje për mashtrim të popullit, sepse sipas tij vetë ata i lanë popullin pa viza.Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave. Aferim! Ka shkruar Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …