Isa Mustafa

Isa Mustafa: Qeveria Haradinaj, është një Qeveri e ndërtuar në baza të dyshuara sa i përket ligjit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes që ka mbajtur me anëtarët e kryesisë së partisë së tij, ka thënë para gazetarëve se Qeveria Haradinaj, është një qeveri fragjile e ndërtuar në baza të dyshuara sa i përket ligjit. “Kjo Qeveri që po nderohet në baza të dyshuara sa i përket ligjit. Është Qeveri në margjinën e numrit të deputetëve , është e varur tërësisht nga Lista Serbe e varur tërësisht nga Serbia dhe vendimet e Serbisë. Mustafa ka theksuar se janë marrë vesh ta luajnë rolin e opozitës, ku do ta ruajnë territorin e Kosovës. Kryetari i LDK-së, më tej theksoi se nuk do të ndodhë kurrë koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve lokale, siç po thonë disa zyrtarë të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …