Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka luajtur rol vendimtar në procesin e krijimit dhe transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Mustafa tha se SHBA-ja dhe NATO kishin refuzuar të dëgjonin për ushtrinë në kohën kur ai dhe Hashim Thaçi ishin në qeveri. Sipas Mustafës, pikërisht Haradinaj arriti të bindte aleatët ndërkombëtarë për transformimin, një proces që, siç thekson ai, ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. “Ramush Haradinajt duhet t’ia di për nder krejt Kosova, as vetë s’e di si ka arritur t’i bindë SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri. SHBA-ja e as NATO s’kanë dashur të dëgjojnë që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetutës,” tha ai. Mustafa theksoi se meritat për krijimin dhe sot për armatosjen e ushtrisë i takojnë Haradinajt, duke potencuar se ky ishte një hap historik që ai e përfundoi me sukses.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
