Isa Mustafa: Vizioni i themeluesve të LDK-së bëhet realitet me listën e kësaj partie për deputetë

Isa Mustafa thotë se as kryetari Thaçi e as Qeveria nuk mund të bëjnë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e opozitës

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se pozita po e mashtron vetën, po tenton të mashtrojë Brukselin dhe Uashingtonin. Sipas tij as kryetari e as Qeveria nuk mund të bëjnë asnjë marrëveshje pa opozitën. ”Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend”, ka shkruar i pari i LDK-së. Ai thotë: Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …