Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa, thotë se ka individë që shpenzojnë shuma të majme të parave të vjedhura për të përçarë LDK-në

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, thotë se ka individë që shpenzojnë shuma të majme të parave të vjedhura për të përçarë LDK-në. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës është unike në visionin për të ardhmen. Duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, thotë se ish deputetët Arben Gashi, Driton Selmanaj dhe Armend Zemaj, të cilët nuk janë zgjedhur anëtarë të kryesisë, janë anëtarë të organit më të lartë të LDK-së siç është Këshilli i Përgjithshëm. Kreu i LDK-së, është shprehur i ashpër ndaj akuzave për klane brenda partisë së tij. Nuk përçahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.

Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllim këqija deri edhe te fjalori rrugaç i atyre që këtë e cilësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.  Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parash të vjedhura për ta përçarë LDK-në, por unë nuk rri, nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.  I shpërfilli! Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pa korruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….  Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.  Kam besim në qytetarët tanë!

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …