Brickos

Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Isa Mustafa thotë se Kosovës, si kurrë më parë, i nevojitet qeveri e formuar nga partitë e tanishme të opozitës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur qëndrimin e tij për rrëzimin e qeverisë së tanishme. Përmes një postimi, Mustafa ka shkruar  se Kosovës i nevojitet qeveri e formuar nga partitë e tanishme të opozitës, e drejtuar nga LDK-ja si partia më e madhe në vend.

“Kosovës, si kurrë më parë, i nevojitet qeveri e formuar nga partitë e tanishme të opozitës, e drejtuar nga LDK si parti më e madhe në vend. Rrëzimi sa më i shpejtë i koalicionit PAN e ka kuptimin e vet, në qoftë se pas kësaj ndodhin ndryshime përmbajtësore në strukturën dhe përmbajtjen e qeverisjes së vendit. Na duhet një qeveri që do ta drejtojë vendin mw shumë se një mandat, me partnerë që i qendrojnë besnik marrëveshjes. Ka arsye të mëdha për Kosovën që atë ta qeverisë LDK-ja. Në më pak se tre vjet të qeverisjes për herë të parë pas luftës, ia dham drejtimin zhvillimit ekonomik të vendit, luftuam krimin dhe korrupsionin, stabilizuam buxhetin, avansuam marrëdhëniet me BE-në dhe me SHBA-të, filluam çkapjen e doganave, administratës tatimore dhe organeve tjera vitale për vendin, plotësuam 94 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave. Koalicioni që erdhi pas nesh, e gjeti shtetin mjaftë të konsoliduar por rrënoi çdo gjë. Prandaj duhet të punojmë dhe të organizohemi që në të ardhmen  të mos na rrënojnë rrënuesit. Qeverinë të bëhet, para së gjithash mbi bazën e vlerësimeve dhe gjykimeve të thella, me njerëz që kryejnë punë për Kosovën, që e ruajnë shtetin e Kosovës dhe territorin e saj, që nuk janë të shantazhuar dhe të korruptuar. Na nevojitet thellim i partneritetit me ndërkombëtarët, mbi baza të vlerave që vlejnë për ata dhe për ne, dhe jo vetëm për ne, siç po ndodhë jo rrallë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …