Isa Mustafa

Isa Mustafa: Vetëm një opozitë e vendosur e ndal brutalitetin politik të Albin Kurtit

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se veprimi i kryeministrit Albin Kurti, përkatësisht i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për të votuar ndryshimin për Ligjin e Zgjedhjeve ishte një veprim i paramenduar. Ai mes rreshtave ka një porosi edhe për kryetarin e tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke shtuar se vetëm një opozitë e vendosur e ndal brutalitetin politik të Kurtit. Mustafa thotë se veprimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes gjatë së premtes mund t’i jepen epitetet e llojllojshme, si shantazhim i opozitës, kapje e shtetit por assesi veprim i një demokracie parlamentare në Evropë. Ai thekson se për gjithë këto sjellje Kurti nuk është fajtor pasi që siç thotë atë dhe Vjosa Osmanin e kanë njohur të gjithë./kp/

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …