Ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat e kësaj partie

Ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat e kësaj partie

Rasim Selmanaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka dhënë vet Selmanaj. “Nuk kam çfarë të shtojë pos që jam liruar nga strukturat e partisë. Mbetem anëtar i thjeshtë i AAK-së”, tha Selmanaj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit në vendin e katërt në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 7.57 për qind të votave. Selmanaj në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte kandidat për deputetë nga lista e AAK-së. Edhe më parë Selmanaj ka bartur funksione të larta duke qenë kryetar i Deçanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …