Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të UÇPMB-së në Kosovën Lindore , të premten nderohet, komandant Fatmir Ibishi

Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, komandant Fatmir Ibishi të premten bëhen nderime

Organizatata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton familjet e dëshmorëve, invalidë, veteranë dhe populli i Kosovës Lindore më 26.02.2021 ditë e premte bëhen 21 vite nga rënia heroike e dëshmorit të parë nën emblemën e UÇPMB-së në Kosovën Lindore, komandant Fatmir Ibishi. Andaj të nderojmë gjakun e dëshmorit komandant Fatmir Ibishi Në orën 11:00 homazhe tek vendi i rënies në fshatin Konçul. Në orën 13:00 homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Në orën 13:30 homazhe tek busti në fshatin e lindjes në Uglar. Lavdi jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fatmir  Ibishi dhe gjithë dëshmorëve të kombit – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …