Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ai ka njoftuar se ka kërkuar vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit, në mbrojtje të integritetit të zgjedhjeve dhe demokracisë. “Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit. Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet. Kjo paligjshmëri ka prodhuar pasoja konkrete. Ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë’ ka shkruar Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Veliu

Agim Veliu: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit nuk mund të kalohet në heshtje

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka shkruar se rezultati zgjedhjeve të fundit …