Ish eurodeputetja, Doris Pack u prit në takim nga kryesia e Vetëvendosjes

Ish eurodeputetja, Doris Pack, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni u prit në takim nga nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi dhe anëtaret e kryesisë Fitore Pacolli dhe Kreshnik Ahmeti. Lëvizja Vetëvendosje njofton se gjatë takimit të zhvilluar, ish eurodeputetja, Doris Pack u njoftua për prioritetet programore të Qeverisë si dhe u diskutua për nevojën e dhënies përparësi të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit. Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t’i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …