Ish-gjenerali kroat i Bosnjës, Slobodan Praljak, ka pirë helmin i indinjuar me dënimin e Gjykatës së Hagës

Ish-gjenerali kroat i Bosnjës, Slobodan Praljak, ka pirë helmin i indinjuar me dënimin e Gjykatës së Hagës

Ish-gjenerali kroat i Bosnjës, Slobodan Praljak,  ka vdekur i indinjuar me dënimin e shpallur për të nga Gjykata. Ai ka pirë një dozë helmi vdekjeprurës, përderisa ndodhej në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Hagës, kur u konfirmua dënimi i tij me 20 vjet burgim për krime lufte, ndërkohë që ai kishte luftuar kundër forcave pushtuese serbe

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka thënë se Qeveria kroate shpreh keqardhje për dënimet e shqiptuara dhe rikujtoi për ndihmën dhe mbështetjen që Kroacia i dha Bosnjës kur ata u sulmuan nga forcat serbe. “Ushtria kroate ishte në bazë të marrëveshjes me armatën e Bosnjës dhe kështu parandaluan gjenocidin. Kroacia ishte në aleancë me Bosnjën për të çliruar shumë fusha dhe në këtë mënyrë ka ofruar strehim për qindra mijëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre”, tha Pletkoviq në konferencë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …